Një tjetër person i familjes Rraja është vënë në pranga pasi iu gjet në makinën e tij kokaine dhe shuma parash.
Policia e Tiranës ka arrestuar këtë të enjte Arjel Rrajën 22 vjeç, banues në Nikël, Krujë.
Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjetin që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe shuma parash, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.
Ariel Rraja është nipi i ish deputetit socialist, Rrahman Rraja.