Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETArrestohet shqiptari në Athinë, u pagua për vrαsje nga një algjerian (foto)

Arrestohet shqiptari në Athinë, u pagua për vrαsje nga një algjerian (foto)

Ishin orët e vona të natës së të hënës së kaluar kur dy makina me 4 persona, ndaluan në kryqëzimin e rrugëve Kymi dhe Acharnon në Agios Panteleimonas në Athinë. Njëri prej tyre nxori një pistoletë dhe tërhoqi këmbëzën 14 herë duke tentuar të vrαsë një 27-vjeçar algjerian i cili deri pak kohë më parë kishte qenë në burg për çështje droge.

Për mrekulli, asnjë nga plumbat nuk e goditi objektivin. Më pas ndërhynë 3 të tjerët që filluan ta rrahin me grushte dhe shkelma algjerianin, ndërsa njëri prej tyre nxori një thikë dhe e godit me tërbim në qafë. Viktima u rrëzua i gjakosur në asfalt dhe efektivët e policisë të cilët mbërritën në vendngjarje ia lidhën qafën dhe arritën ta çojnë të gjallë në spital, ku edhe sot e kësaj dite mjekët po përpiqen për ta mbajtur në jetë.

Oficerët e Drejtorisë së Policisë në Athinë e kuptuan që në momentin e parë se bëhet fjalë për një përplasje mes grupeve mafioze. Brenda pak ditësh, me ndihmën e videove dhe dëshmive ata arritën të zbardhin çështjen. Mediat greke raportojnë se në pranga është vënë një shqiptar i cili ishte personi që qëlloi me armë.

Janë identifikuar edhe 3 të tjerët që morën pjesë në tentativën e vrasjes së të riut. Mediat nuk japin identitetin e shqiptarit të arrestuar, por thonë se ai ishte paguar nga 30-vjeçar algjerian për të kryer krimin. Policia thotë se bëhet fjalë për persona veçanërisht të rrezikshëm. Dosja është voluminoze pasi ka të zbardhura lëvizjet dhe kontaktet e tyre. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME