BOTA

Arrestohet shqiptari që grabiti recepsionisten e hotelit me pistoletë lodër

Një 37-vjeçar shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë greke pasi akuzohet për grabitje dhe kërcënim. Sipas raportimeve të mediave vendase i riu shqiptar ka kërcënuar recepsionisten e një hoteli me një pistoletë lodër dhe ka grabitur që aty xhiron ditore.

I riu shqiptar i cili është identifikuar nga filmimet e kamerave të hotelit është vënë në pranga nga policia dhe është shoqëruar për veprime të mëtejshme proceduriale.

Bëhet me dije se nga hetimet ka rezultuar se shqiptari është autor i disa vjedhjeve të kryera në zonat e Glyfada, Elliniko , Agios Dimitrios dhe Exarcheia.

Ndërkohë gjatë kontrollit fizik, shqiptarit ju gjet dhe ju sekuestrua një pistoletë plastike të cilën e kishte përdorur gjatë grabitjeve një kartë identiteti false, një patentë shoferi fals, një sasi e vogël kanabis të papërpunuar dhe një shumë prej 405 euro.

Gjithashtu raportohet se ndaj 37-vjeçarit ishin në pritje dy urdhër-arreste dhe një urdhër për grabitje dhe armëmbajtje pa leje. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button