Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETArtan Hoxha: Hakerat kanë marrë çdo gjë, edhe sistemin bankar

Artan Hoxha: Hakerat kanë marrë çdo gjë, edhe sistemin bankar

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka komentuar në Abc, hakerimin e sistemit të policisë “Deep Sea” dhe sulmet kibernetike iraniane që kanë goditur vendin tonë që prej korrikut.

Ai tha se persona të botës së krimit pyesin çdo ditë për të dhënat e dala dhe se hakerat iranianë kanë marrë çdo server shqiptar për 14 muaj dhe se i kanë boshatisur ato të dhëna nga serevrat. 

Ndër te tjera Hoxha thotë se hakerat iranianë  kane marrë  sistemin bankar dhe se po sulmojnë pak nga pak.

“Jemi ndodhur të pambrojtur krahas këtij sulmi. Ata kanë dëshmuar se janë future thellë në themelet e sistemeve tona, kanë punuar për 14 muaj për sulmin ndaj nesh. Lufta mes Iranit dhe Muxhahedienëve, viktima jemi ne. Shqipëria është gjetur e pambrojtur, askush nuk na thotë saktësisht se çfarë ka ndodhur. Na kanë marrë çdo server për 14 muaj, jo vetëm që kanë hyrë por i kanë boshatisur ato të dhëna. Na kanë marrë hipotekat, aluzinin, dhe serverin e sistemit bankar. Ata po sulmojnë pak nga pak. Persona të botës së krimit pyesin çdo ditë për të dhënat e dala”, tha Artan Hoxha.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME