Ngjarja e rëndë që ndodhi në plazhin e Potamit në Himarë ku një vajzë 7-vjeçare u godit për vdekje nga një motoskaf që drejtohej nga një polic ka shkaktuar indinjatë në rrjetet sociale dhe jo vetëm.
Në shumë profile qarkullojnë foto se si babai i vajzës së mitur u përball me policin Arjan Tase dhe më pas është rrëzuar në tokë nga dëshpërimi.
Ngjarja e rëndë ka ndodhi rreth orës 14:00. Punonjësi i policisë së Elbasanit, duke drejtuar mjetin lundrues, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë, skafi ka goditur vajzën në afërsi të bregut. Fëmija me origjinë nga Tropoja jetonte jashtë me familjen, por ishin kthyer në atdhe për pushime.