SPORT

Barcelona fiton me lehtësi ndaj Getafes, i afrohef Realit në krye

Barcelona ka marrë një fitore të pastër 3-0 ndaj Getafes, në atë që me shumë mundësi ishte ndeshja e fundit e luajtur në stadiumin “Johan Cruyff”, me kapacitet prej 6000 vendesh.

Takimi nisi mbarë për blaugranat, të cilët zhbllokuan rezultatin që në minutën e 15-të falë një aksioni të shpejtë mes Raphinha-s, Dani Olmos dhe Ferran Torres-it, me këtë të fundit që shënoi golin e avantazhit.

Në minutën e 34-të ishte sërish Ferran Torres që dyfishoi shifrat, pasi shfrytëzoi një asist të saktë të Raphinha-s. Pjesa e parë u mbyll 2-0 për Barcelonën.

Në fraksionin e dytë, katalanasit nuk u ndalën. Në minutën e 63-të, Rashford shërbeu bukur për Dani Olmon, i cili vulosi rezultatin 3-0.

Me këtë fitore, Barcelona ngjitet në kuotën e 13 pikëve dhe mban vendin e dytë në renditje, dy më pak se rivali i përjetshëm Real Madrid.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button