
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka denoncuar nëpërmjet një postimi në Facebook përdorimin e mësuesve dhe nxënësve për aktivitete politike të organizuara nga zv/kryeministrja Belinda Balluku në qytetin e Fierit.
Bardhi e ka quajtur këtë veprim një krim dhe ka kërkuar ndërhyrjen e SPAK për të ndëshkuar veprimet e tilla që shkelin ligjin dhe etikën profesionale.
Postimi i Bardhit:
Keqpërdorimi i mësuesve dhe nxënësve për aktivitete të stisura politike është krim!
Më poshtë denoncimi i mësuesve të shkollave të mesme në qytetin e Fierit, që sot janë detyruar të braktisur mësimin për aktivitetet e Belinda Ballukut! Qytetarët e Fierit i kanë braktisur dhe sot secili prej tyre pyet: Ku është SPAK për të ndëshkuar krimet elektorale?
Denoncimi i mësuesve që janë detyruar të veprojnë në kundërshtim me ligjin, me urdhër politik të drejtuesve të shkollave:
Mirëmëngjes! Uroj të jeni mirë! Ditën e djeshme Belinda Balluku ka shpërndarë në facebook çeljen e panairit të punës në Fier. Sot, drejtorët e shkollave kanë njoftuar mësuesit të shoqërojnë nxënësit e maturave, të ndërpresin mësimin orë 3,4, dhe të shoqërojnë nxënësit në panair. Ndërprerja e mësimit nuk lejohet për çdo lloj aktiviteti, por mesa di unë, edhe pjesëmarrja në veprimtari ku marrin pjesë kandidatët për deputetë që janë shpallur zyrtarisht nga KQZ. Faleminderit!