Bebe Rexha, ka folur së fundmi për ndarjen nga ish-i dashuri Keyan Safyari, romanca e të cilëve përfundoi vitin e kaluar.
Ajo tregon në një intervistë për People se pas ndarjes është fokusuar në muzikë.
“Kam kaluar një ndarje dhe mendoj se do të kishte qenë shumë nëse do kisha bërë pushim. Unë thjesht u fokusova në muzikë sepse është e vetmja gjë që më ndihmon vërtet”, u shpreh Bebe.
Ajo vijoi: Të gjithë duan të jenë të dashuruar, por unë nuk e kam kërkuar këtë. Unë jam duke u fokusuar te vetja, dhe është me të vërtetë çliruese dhe argëtuese. Kam kaluar aq shumë në 10 vitet e kaluara që njerëzit nuk e dinë, dhe ndihem sikur më në fund jam në paqe me shumë gjëra. Më në fund ndihem e emocionuar dhe e gjallë.”