Këngëtarja Bebe Rexha, ka arritur një rekord mahnitës prej 14 miliardë dëgjimeve në Spotify.
Lajmi u zbulua nga vetë këngëtarja përmes një njoftimi në InstaStory.
Postimi përmbante një citim që njoftonte: “Bebe Rexha ka tejkaluar shifrën e 14 miliardë dëgjimeve nga të gjitha këngët e saj. Ajo është artistja e 23-të femër më e dëgjuar në këtë platformë”.
Bebe Rexha, ka qenë në qendër të vëmendjes së industrisë së muzikës që nga debutimi i saj në skenën botërore.
Disa nga këngët e saj më të dalluara përfshijnë “I’m Good (Blue)”, “Me, Myself and I”, “Meant To Be”, dhe “I’m A Mess”.
Ky sukses i fundit në Spotify e vendos Rexhën në një kategori të veçantë artistesh femra, duke i dhënë një vend mes 23 femrave më të dëgjuara në këtë platformë.
Shikueshmëria dhe ndjekja e madhe që Bebe Rexha gëzon në Spotify është një tregues i pasionit dhe përkushtimit të saj ndaj muzikës, e cila ka arritur të prekë zemrat e miliona dëgjuesve anembanë globit.
Të arriturat e saj janë një frymëzim jo vetëm për artistët në ngritje, por edhe për komunitetin shqiptar, i cili e sheh Rexhën si një ambasadore e kulturës dhe talentit shqiptar në arenën botërore