AKTUALITETTOP-NEWS

Belinda Balluku paraqitet në SPAK për korrupsionin me tenderat

Zv.kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku është paraqitur në SPAK, pas thirrjes që i ka dërguar prej një javë prokurori Dritan Prençi. Dyshohet se Balluku është përfshirë në një dosje për korrupsion në lidhje me tenderin e mbikqyrjes së punimeve të tunelit të Llogarasë.

Emri i saj ka dalë nga bisedat e gjetura në celularin e ish-kreut të ARRSH-së, Ervis Berberi që është në burg për korrupsion në lidhje me të njëjtin tender.

Para saj, në SPAK u paraqit Pamela Qirko, motra e Ballukut dhe njëkohësisht avokatja e saj. Spekulimet janë të shumta për atë që pritet të ndodhë me Ballukun, por është fakt se ajo është zyrtarja më e lartë që merret nën hetim nga SPAK, pasi mban postin e zv.kryeministres dhe ministres së infrastrukturës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button