Kryetari i PD-së Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj qeverisë teksa mori fjalën në protestën e sotme. Në fjalën e tij, ai iu drejtua të gjithë qytetarëve duke përfshirë edhe ata socialistë, por që sipas tij mbështesin kauzat e drejta. Berisha e cilësoi kryeministrin Edi Rama si armikun më të egër të shqiptarëve. Sipas kryedemokratit, Rama duhet të përfundojë pas hekurave.
“Pas Enver Hoxhës Edi Rama është armiku më i egër i lirive tona. Ai që të merr shpresën të ka marr dritën hyjnore drejt së ardhmes. Ai që të merr shpresën të ka marr besimin dhe forcën e pashtershme të së ardhmes së një njeriu. Ai që të merr votën të ka marr dinjitetin. Njeiru që nuk voton i lirë ëhstë njeri i pashpresë, të cilit vendi nuk i duket më vend i tij. Rama, monizmin tënd do ta arkivojmë në shtëpinë e turpit të historisë. Edi Rama, monizimin tënd do ta arkivojmë së bashku me ty, por ti ashtu siç ushton ky shesh, në burg dhe në regjim special do të çojmë”, tha Berisha