KRYESOREPOLITIKË

Berisha: Primaret do të shpallen shumë shpejt në PD

Kryetari i PD Sali Berisha tha se primaret në Partinë Demokratike do të shpallen së shpejti, ashtu siç u është premtuar demokratëve. Sipas kreut të PD, në këtë proces do të mund të bëhen pjesë edhe emigrantët që mbështesin opozitën nga jashtë vendit.

“Primaret së shpejti do të shpallen, janë të hapura për shqiptarët kudo që banojnë, në Shqipëri, diasporë dhe kudo që ndodhen. Ne po bëjmë gjithçka për një proces transparent të votës së diasporës. Është garantuar një postë e paanshme në princip, një postë prestigjioze ndërkombëtare që do të transportojë këto. Ndërkohë mekanizmat e kontrollit të dyanshëm, në të gjitha etapat e numërimit të këtyre votave. Unë ftoj çdo qytetar jashtë vendit, që të ushtrojë të drejtën e votës dhe të ndihet krenar, se me votën e tyre kësaj radhe ka të gjithë mundësinë të firmosë rotacionin, ndryshimin. Primaret do të jenë të hapura për shqiptarët brenda dhe jashtë vendit”, tha Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button