POLITIKË

Berisha: Skandal! Këshilli i Europës anuloi darkën zyrtare me Edi Ramën

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një deklaratë të fortë gjatë konferencës së sotme me gazetarët, ku deklaroi se Këshilli i Europës kishte anuluar darkën zyrtare të planifikuar me kryeministrin Edi Rama.

Sipas tij, kjo darkë u anulua për shkak se Edi Rama ishte cilësuar jo i denjë për të marrë pjesë, teksa nuk dha detaje të tjera se kur do të organizohej darka.

Berisha tha se edhe reagimet e kryeministrit Rama pas anulimit të darkës janë një turp i madh, teksa e cilësoi këtë ngjarje si skandal.

“Por duhet t’u them këtu, ishte një kënaqësi shumë e veçantë, pas të themi pothuajse skandalit ndërkombëtar të Edi Ramës, çka kishte detyruar në një akt të pashembullt me një lider evropian, kishte detyruar drejtuesit e këtij institucioni të anulojnë darkën zyrtare të parashikuar për kryeministrin e Shqipërisë, pasi ai nuk ishte i denjë për këtë darkë.

Nuk ishte i denjë, ia anuluan darkën. Nuk po ndalem në reagimet e tij pas anulimit të darkës që janë një turp i madh për të mos thënë dhe gjer më shumë”, deklaroi Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button

This will close in 0 seconds