
Duke folur mediat nga zona e rrugës së Elbasanit, kryetari i PD-së Sali Berisha u shpreh se, Tirana është në duart e kryengritësve paqësore.
Sipas Berishës, policia i ka kaluar vijat e kuqe dhe do të mbajë përgjegjësi për këtë.
‘Do qëndrojmë në fushëbetejë
Vendi ynë është në fushëbetejë.
Siç e shihni ju, Tirana është në duart e kryengritësve paqësorë dhe regjimi po struket në strofulla minjsh.
Kanë nxjerrë dhe po përdorin mjete të ndaluara me ligj kundër protestave paqësore.
Por kjo nuk i bën më me shpresë, përkundrazi kjo i bën më të pashpresë.
Po i kalojnë vijat e kuqe. Do të mbajnë përgjegjësi’, u shpreh kreu i PD-së, Sali Berisha.









