AKTUALITET

Besimtarët ortodoksë në Fier kremtojnë ceremoninë e Epitafit

Fier – Qindra besimtarë ortodoksë në qytetin e Fierit kanë marrë pjesë këtë të premte në ceremoninë e shenjtë të daljes së Epitafit, një nga ritualet më të rëndësishme që paraprin festën e Pashkëve Ortodokse.

Ceremonia u zhvillua në kishën “Shën Gjergji”, ku besimtarët u mblodhën për të ndjekur meshën dhe më pas për të shoqëruar procesionin tradicional në rrugët kryesore të qytetit.

Epitafi, i mbajtur nga klerikët dhe i shoqëruar nga besimtarë të shumtë, u përcoll me solemnitet, ndërsa policia ishte e pranishme për të garantuar mbarëvajtjen e aktivitetit dhe për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve.

Me qirinj në duar dhe në një atmosferë përkushtimi, qytetarët ndoqën këtë traditë të përvitshme, e cila simbolizon dhimbjen dhe shpresën për ringjalljen e Krishtit.

Kjo ceremoni zhvillohet çdo vit në prag të Pashkëve Ortodokse dhe mbetet një nga momentet më të rëndësishme të besimit për komunitetin ortodoks.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button