AKTUALITET

Bllokimi i skuterave/ Qytetarët thirren nesër në protestë

Me qindra monopate elektrik janë sekuestruar gjatë dy ditëve të fundit nga Policia Rrugore pas një urdhri në Facebook, të publikuar nga ministrja e Brendshme, Albana Koçiu.

Të indinjuar nga ky urdhër i paprecedentë, qytetarët e Tiranës kanë njoftuar se ditën e nesërme, e mërkurë, ora 10:00, do të protestojnë para Policisë Rrugore.

‘Rrëmbimi i monopatinave përmes një urdhri vetëm në Facebook, të mërkurën ora 10:00 protestë para Policisë Rrugore! Sekuestrimi i këtyre monopatinave është bërë në shkelje të hapur të ligjit, duke ekspozuar qytetarët përballë kostove financiare të padrejta dhe mbi të gjitha jemi në kushtet e cenimit të pronës private’, thuhet në njoftim.

Njoftim për protestë! 

Rrëmbimi i monopatinave përmes një urdhri vetëm në Facebook, të mërkurën ora 10:00 protestë para Policisë Rrugore!

Me qindra monopatina u janë sekuestruar qytetarëve të Tiranës mbi bazën e një urdhri në rrjetet sociale për të cilin nuk ka asnjë shkresë zyrtare nga Ministria e Brendshme.

Sekuestrimi i këtyre monopatinave është bërë në shkelje të hapur të ligjit, duke ekspozuar qytetarët përballë kostove financiare të padrejta dhe mbi të gjitha jemi në kushtet e cenimit të pronës private.

Të gjithë pronarët e motomjeteve, të gjendur para kësaj situate, nuk dinë më çfarë të bëjnë. Nëse mjeti yt është konfiskuar dhe po mbahet në mënyrë të paligjshme, të ftojmë të mblidhemi ditën e mërkurë, ora 10:00, para Komisariatit të Policisë Rrugore në Tiranë për të kërkuar llogari mbi këtë aksion të paligjshëm. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button