
Botërori i Klubeve i FIFA-s, që do të mbahet në SHBA nga 15 qershori deri më 13 korrik, do të ofrojë premio të jashtëzakonshme për skuadrat që marrin pjesë në të. Fituesi i kompeticionit do të arkëtojë rreth 115 milionë dollarë.
Ky do të jetë edicioni i parë me formatin e ri të 32 skuadrave duke përfshirë kampionët e katër kompeticioneve kryesore të katër viteve të fundit.
Përveç çmimeve në para për skuadrat pjesëmarrëse, ekziston një program investimesh solidariteti i paprecedentë, me qëllimin për të shpërndarë 250 milionë dollarë për futbollin e klubeve në të gjithë botën. Ky solidaritet do të ofrojë pa dyshim një shtytje të rëndësishme për përpjekjet tona të vazhdueshme për ta bërë futbollin sport vërtet global”.
Shuma në total, që do të shpërndahet në këtë edicion të Botërorit për Klube, do të jetë 1 miliard dollarë, i ndarë në dy pjesë:
475 milionë dollarë për performancën sportive
525 milionë dollarë për pjesëmarrjen
Shpërndarja e çmimeve për performancën:
2 milionë dollarë për fitore (vetëm në fazën e grupeve)
1 milionë dollarë për barazim (vetëm në fazën e grupeve)
7.5 milionë dollarë për kalimin në 16-she (1/8 finale)
13.125 milionë dollarë për kalimin në çerekfinale
21 milionë dollarë për kalimin në gjysmëfinale
30 milionë dollarë për finalistin humbës
40 milionë dollarë për finalistin fitues
Shpërndarja e çmimit për pjesëmarrjen:
Klubet europiane: nga 12.8 deri në 38.2 milionë dollarë, në varësi të një klasifikimi që bazohet në kritere sportive dhe komerciale
Klube të Amerikës së Jugut: 15.2 milionë dollarë
Klube të Amerikës së Veriut, Qendrore dhe Karaibeve: 9.5 milionë dollarë
Klube të Azisë: 9.5 milionë dollarë
Klube të Afrikës: 9.5 milionë dollarë
Klube të Oqeanisë: 3.6 milionë dollarë