Erjon Braçe ka folur në Parlament për prodhimet bujqësore që po kalben në ara, për çmimet e ulta që po ua blejnë pikat e grumbullimit dhe ata po i shesin disa herë më shtrenjtë në vendet ku i eksportojnë.
Braçe flet dhe se ka për herë të parë, qahet e bërtet, ngre zërin në Parlament ndaj Qeverisë së tij dhe Edi Ramës që e kishte edhe zëvendës Kryeministër. bërtet e flet kundër ministres Krifsa e cila edhe kjo ju kthye Braçes duke i thënë pse ulëret se një metër larg jam.
Të gjithë pyesin, pse bërtet Erjon Braçe? Ku e ka hallin Erjon Braçe? Vërtet i vjen keq Braçes për fermerin e për prodhimet e tij?
Këtë përgjigje e tha vet Erjon Braçe se nuk i plas fare as për fermerin e as për prodhimet e tyre, por për votat se nesër , pohoi ai, nuk u del dotë para fermerëve t’u kërkoi votat se Braçe ka lindur me këmishë, ka mbi 15 vjet deputet dhe po nuk e vendosi Rama nuk di se me çfarë biznesi të merret se nuk ka zanat tjetër.
Dëgjoeni vet Braçen se ku e ka hallin