
Moti i keq me reshje të shumta breshëri ka bërë kërdinë sot në zonën e Barbullinjës në njësinë administrative Fier Shegan në Lushnjë.
Siç shihet nga fotot, qindra parcela të kultivuara me pjeshkë janë dëmtuar totalisht. Breshëri i rënë për rreth 15 minuta ka rrënuar prodhimin e pritshëm.
Në Barbullinjë, janë të kultivuara mbi 160 hektarë me pjeshkë të cilat janë dëmtuar totalisht.


