Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të mërkurë deputetët e tij për gati 1 orë në kryesinë e Kuvendit. Mësohet se fokus i diskutimeve ishin zgjedhjet vendore të 14 majit.
Nga burime brenda mbledhjes mësohet se Rama është kërkuar që të jenë më prezentë në zonat e tyre elektorale. Rama u ka thënë deputetëve se “do të jenë përgjegjës për rezultatin në zonat e tyre elektorale”.
Sipas të njëjtave burime, i pari i qeverisë u ka kujtuar deputetëve të jenë më të angazhuar me aplikacionin “Aktivist” për të shpërndarë lajmet e qeverisë. Mësohet se Rama ka përmendur vetëm emrin e deputetit Benet Beci si kandidat në Shkodër ndërsa për të tjerët nuk ka dhënë detaje.
Megjithatë Rama ka nënvizuar se nuk do të ketë deputetë të tjerë që do të lënë mandatin. Partia Socialiste pritet që vetëm në 25 mars të zyrtarizojë kandidatët për 61 bashkitë e vendit. Ajo që ra në sy në këtë mbledhje ishte mungesa e ish-numrit dy të qeverisë, Arben Ahmetaj. ©LAPSI.al