Është hedhur në Nyon të Zvicrës shorti për raundin e tretë kualifikues të Conference League. Dy skuadrat e mbetura Partizani dhe Tirana kanë mësuar edhe kundërshtarët potencialë në rast se kalojnë turin e dytë.
Kështu kampionët e Shqipërisë, Partizani, në rast se triumfojnë ndaj Atletic Club d’Escaldes do të përballen me fituesin e çiftit, Tre Penne (San Marino)-Valmiera (Letoni). Një short relativisht i lehtë për të besuarit e Zoran Zekic.
Nga ana tjetër Tirana që e ka disi më të vështirë raundin e dytë, ku do të ketë përballë gjigantët e Besiktasit, e me pas do të përballet me fituesin e çiftit Zelejznicar (Bosnje)-Nefci (Azerbajxhan).