Uncategorized

Deputetët e Bashës mblidhen për darkë pas pushimeve

Deputetët e njohur si mbështetës të ish-kryetarit të PD-së, Lulzim Basha janë mbledhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në një nga hotelet e kryeqytetit.

Rreth 20 prej tyre janë parë të hyjnë në darkën jo-zyrtare të organizuar me qëllim vendosjen e hapave që do të ndjekin me rifillimin e parlamentit në vjeshtë.

Në takim ka qenë i pranishëm edhe Enkelejd Alibeaj për të cilin Berisha tha se nuk do të jetë më kryetar i grupit parlamentar. 

Në vend të tij ai tha se do të jetë Luçiano Boçi. Të enjten në mesditë edhe Berisha pritet të mbledhë grupin e tij të deputetëve. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button