Detajet/ Vrasja në vilën e Trump, Mar-a-Lago

Shërbimi Sekret Amerikan vrau këtë të diel një person të armatosur që ishte futur brenda perimetrit të sigurisë në rezidencën e presidentit amerikan Donald Trump në Mar-a-Lago të Floridës.
Incidenti ndodhi rreth orës 1:30 të mengjesit sipas kohës locale, teksa Presidenti nuk ndodhej në rezidencë në momentin e ngjarjes. Agjentët e Shërbimit Sekret thanë se hapën zjarr ndaj personit, pasi e panë atë duke hyrë në mënyrë të paligjshme në perimetrin e sigurisë me një shishe benzine dhe nje pushkë gjahu.
Identiteti i të dyshuarit nuk është bërë i ditur nga policia, por mediat raportojnë se bëhet fjalë për 20-vjeçarin Austin Martin nga Karolina e Veriut, që ishte shpallur i zhdukur nga familjarët në ditët e fundit.
Sipas zyrtarëve, 20-vjeçari u qëllua, pasi nuk u ishte përgjigjur thirrjeve të agjentëve për të hedhur armën. Ai u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes. Asnjë oficer i zbatimit të ligjit nuk u lëndua. Nuk dihet ende motivi i incidentit, ndërsa FBI ka marrë përsipër hetimin për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Presidenti amerikan DonalDdTrump ka qenë disa herë në shënjestër të sulmeve të armatosura. Gjatë fushatës presidenciale Trump i shpëtoi mrekullisht, vetëm me lëndime të lehta një tentative për vrasjen e tij.









