Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSHËNDETDiabeti/ 10 mënyra për të shmangur ndërlikimet

Diabeti/ 10 mënyra për të shmangur ndërlikimet

Kujdesi ndaj diabetit, 10 mënyra për të shmangur ndërlikimet

  1. Merrni angazhim për menaxhimin e diabetit tuaj Mjeku juaj dhe dietologu mund t’ju ndihmojnë të mësoni bazat e kujdesit për diabetin. Ushqimi i shëndetshëm dhe aktivitetin fizik duhet të jenë pjesë e rutinës tuaj ditore.
  2. Mos pini duhan

Pirja e duhanit rrit rrezikun e diabetit të tipit 2 dhe komplikimeve të ndryshme si:

Ulja e rrjedhës së gjakut në

këmbë Sëmundje të zemrës

• Goditje në tru • Sëmundje e syve (edhe verbëri)

Dëmtim të nervave

Sëmundje të veshkave

• Vdekje të parakohshme

  1. Mbani nën kontroll presionin e gjakut dhe kolesterolin

Presioni i lartë i gjakut mund të dëmtojë enët e gjakut. Kolesteroli i lartë është gjithashtu një shqetësim.

  1. Kryeni kontrolle të rregullta shëndetësore
  2. Programoni dy deri në katër kontrolle të diabetit në vit, përveç kontrollit vjetor të shikimit.

Kujdesuni për vaksinimin

Vaksinat rutinë mund të ndihmojnë në parandalimin e infeksioneve. Pyesni mjekun tuaj për vaksinat.

  1. Kujdesuni për dhëmbët

Kujdesuni për higjienën e gojës dhe telefononi dentistin nëse mishi i dhëmbëve ju rrjedh gjak, është skuqur ose fryrë.

  1. Kushtojini vëmendje këmbëve tuaja

Sheqeri i lartë i gjakut mund të zvogëlojë rrjedhën e gjakut dhe të dëmtojë nervat në këmbët tuaja. Konsultohuni me mjekun tuaj nëse keni dhimbje ose ndonjë problem tjetër në këmbë që nuk fillon të shërohet brenda disa ditësh. Nëse keni një ulçerë në këmbë – një plagë e hapur – vizitoni menjëherë mjekun tuaj.

  1. Konsideroni një aspirinë të përditshme

Nëse keni diabet dhe faktorë të tjerë të rrezikut kardiovaskular, mjeku juaj mund të rekomandojë marrjen e një doze të ulët aspirine çdo ditë për të ndihmuar në uljen e rrezikut të sulmit në zemër dhe goditjes në tru. Pyesni mjekun tuaj nëse terapia e përditshme me aspirinë është e përshtatshme për ju.

  1. Shmangni ose ulni ndjeshëm përdorimin e alkoolit

Alkooli mund të shkaktojë sheqer të lartë ose të ulët në gjak. Nëse vendosni të pini, bëjeni këtë vetëm me moderim.

  1. Evitoni stresin

Për të menaxhuar stresin vendosni kufij. Jepini përparësi detyrave tuaja. Mësoni teknikat e relaksimit dhe mbi të gjitha, qëndroni pozitivë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME