Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTDistria Krasniqi fiton medalje ari në Grand Slam Paris 2023

Distria Krasniqi fiton medalje ari në Grand Slam Paris 2023

Kosova merr një tjetër medalje ari në xhudo. Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Slam Paris 2023, pasi që në finale e mposhti xhudisten hungareze, Reka Pupp.

Për Distrian ky ishte Grand Slami numër katër i fituar në Paris. Në rrugëtimin e saj deri te medalja e artë, Distria raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin e mposhti spanjollen, Marina Diez Castello.

Krasniqi e vazhdoi edhe më tej formën fantastike, ku në çerekfinale fitoi kundër mongoles Sosorbaram Lkhagvasuren, kurse në gjysmëfinale e mposhti francezen, Amandine Buchard.

Në finale, Distria Krasniqi e mposhti xhudisten nga Hungaria, Reka Pupp vetëm për ta fituar medaljen e artë në këtë turne.

Image
POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME