Nga Erdit Hazizsj – Më duhet ta pranoj: Ata që punojnë me mua janë vërtetë të Zotë! Bashkë Fitohen sfidat!
Teksa isha në terren, në takime, në përmbledhje dhe sistemime mendimesh për të qenë sa më i qartë në identifikimet e problemeve të Roskovecit dhe fshatrat rreth tij, ekipi im monitoron ( sigurisht) daljet publike të kundërshtares time, e cila nuk është më politike, por seriozisht Njerëzore!
Të jem korrekt me ju, nuk ja kam ngenë e kohës e as të paguaj shuma marramendëse për të dalë nëpër TV të më shohë Partia, për aq kohë sa qëllimi është elektorati dhe popullsia që dua të dëgjoj vetë.
Ata kanë dëgjuar mjaft, kanë nevojë të dëgjohen!
M’u paraqitën pikat e “foltores” së saj e për këtë, do ju flas derisa të më mbyllë gojën heshtja zgjedhore.
Nuk e mohoj dot që sa herë e dëgjoj kam një koklavitje emocionesh; keqardhje dhe gëzim!
Keqardhje për komunikimin gënjeshtar politik dhe publik dhe gëzim për sa më vjen e qartë pazotësia e saj.
Unë vërtetë nuk kam jetuar vite më parë në përditshmërinë time në Roskovec, sepse kisha detyra vërtetë të larta për t’u marrë, ndryshe nga Kryetarja që e sheh pozicionin e deputetit si punë Zyre!
Nga Zyra në Zyrë, duke u lodhur e stresuar me hallet e komunitetit në” fakt të vetat”, edhe duke vjedhur ndonjë ide nga ata që ja dhanë e pa i llogaritur aspak qoftë në kënaqësinë e meritës.
Po, nuk kam jetuar përditshmërinë, por kam jetuar ankesat e njerëzve edhe atëherë kur nuk kisha gjë në dorë dhe më mërzitej shpirti që nuk ftoja dot miq në qytetin tim të lindjes, se të them të drejtën, nuk isha dhe fort i sigurtë në do gjenim Bujtina apo ato arsye për të cilat Roskoveci do ishte një tërheqje për Turistët.
Po ti moj Zonjë që je lindur e rritur, punuar e përkushtuar, pyes veten dhe ty, si ka mundësi që gjithë këto vite deputete, e tetë vite Kryetare Bashkie, pyes; si ka mundësi që të mbeti në këtë katër vjeçar ta kuptosh që ky qytet mund të jetë Turistik? Si ka mundësi që tani u ftillove që të bësh “Inventar paraprak” ( ti qofsh për fjalët që thua) prej 450 mijë rrënjë ullinjsh të “kultivuar nga vetë fermerët”? (ti më bën të qesh pafund). Thua: Të gjithë produktin e vajit ullirit… Ma përkthe në ke Perëndi, se s’të ndjek dot. Do kesh dashur të thuash tjetërsend, por këtu e ka fajin kopja.
Nuk mësohen gjërat përmendësh o Majlinda, se ngel në Gjimnaz. Jo për gjë por do na heqësh Namin e Mirë që kemi për Gjimnazistët tanë.
Unë kam një grup pune ekspertësh, ku sigurisht secili bën atë që di më mirë, për të identifikuar, përballur, gjetur zgjidhjen dhe ndrequr e zgjidhur. Ne jemi Ne! Me këtë dua të të tregoj, se do ishte anormale mos të shkruanin të gjithë atë që dinë më mirë në Programin e qeverisjes TONË!
Veta e parë njëjës, i bën të gjitha vetë! E kur i bën të gjitha vetë, sikur s’je më as Social(ist), bëhesh Edist! Ndjesë…e kisha fjalën : EGOIST! (Ose edhe “Diktator” njësoj mirë më rri).
Do vazhdoj të flas… sapo të kem ca kohë të lirë…Ti flet vetë xhanëm… S’ta kam merakun 😊