Uncategorized

Dua Lipa rrëzohet në performancën e Milanos

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ka nisur turneun e saj për “Future Nostalgia” prej disa muajsh.

Ajo tashmë ka performuar në një sërë vendesh e skena të mëdha dhe së fundmi ishte në Milano.

Artistja e famshme ka filluar spektaklin e rrethuar nga një grup kërcimtarësh, teksa ishte e veshur në një kostum rozë.

26-vjeçarja ka mahnitur publikun me performancën, megjithëse jo çdo gjë shkoi siç duhet.

E njëjta është përballur me një incident të vogël duke humbur baraspeshën në momentin që po interpretonte “Be The One”.

Sidoqoftë, këtë e ka tejkaluar menjëherë me ndihmën e njërit prej balerinëve që po qëndronte pas zeshkanes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button

This will close in 0 seconds