Raphael Dwamena nuk ia del dot. Zemra e sulmuesit 28 vjeçar pushoi së rrahuri në spiatlin e Rrogozhinës, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë. Lajmi tashmë është zyrtar.
Sulmuesi ganez humbi ndjenjat gjatë ndeshjes me Partizanin dhe u dërgua menjëherë në spital. Pavarësisht ndihmës së shpejtë, futbollisti nuk arriti që të mbijetonte dhe ka ndërruar jetë në moshën 28-vjeçare. Dwamena kishte problem me zemrën dhe nuk lejohej të luante në kampionatet Europiane.
Golaëshënuesi i spikatur u rrëzua në fushë në minutën e 24 të ndeshjes mes Egnatias dhe Partizanit. Ganezi u transportua menjëherë në spital me urgjencë, por nuk ia doli dot. Takimit mes dy skuadrave kryesuese të kampionatit kombëtar u ndërpre dhe nuk vazhdoi më, për tu luajtur në një datë, ende për tu caktuar.