Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në Velipojë. Dy persona kanë mbetur të vrαrë me αrmë zjarri në një atentat. Viktimat janë identifikuar si Arsid Hoxha edhe Ersild Ishmi.
Ngjarja ka ndodhur pranë stacionit të autobusëve. Fillimisht të dy personat u dërguan në spital të plagosur, por nuk mundën t’u mbijetojnë plagëve të marra.
Në një njoftim zyrtar policia thotë se ka identifikuar edhe autorët të cilët janë dy vëllezër me iniciale E.F., dhe G. F., të shpallur në kërkim. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe është duke hetuar për të.
Arsyet e ngjarjes mbeten të paqarta, por paraprakisht thuhet se mund të bëhet fjalë për një konflikt mes të rinjve.