Thursday, September 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeEKONOMIDy vjet pa shitur grurin e prodhuar, fermerët e zonës së...

Dy vjet pa shitur grurin e prodhuar, fermerët e zonës së Semanit do reduktojnë sipërfaqen e mbjell me grurë

Fier – Fermerët e zonës së Semanit abandonojnë mbjelljen e tokave me grurë në prag të nisjes së sezonit të mbjelljes së tij. Shkaku mos shitja e prodhimit të dy viteve të kaluara dhe mosmbështetja nga shteti me politika ndihmëse.

Fermerët e fshatrave Topojë, Grykë, Seman, Seman Sektor, Pojan, Sheqmarinas nuk do të mbjellit tokat me grurë ose do të mbjellin shumë herë më pak  tashmë që pritet të nisi edhe sezoni i mbjelljes së tij. Shkaku, thonë fermerët, është mos shitja e prodhimit të grurit të një apo dy viteve të kaluara.

Nga biseda me ta mësojmë se qeveria nuk ka politika ndihmëse për ta. Prodhimi vendas del me kosto të lart për shkak të mos subvencionimeve, plehrat kimike të larta dhe nuk sanksionon importin e drithërave me qëllim që të ket treg prodhimi vendas. Fabrikat marrin grurë e  misër importi me çmim më të ulët sesa prodhimi vendas. Ka nga ata fermerë që thanë se e dhashë jo e shita sepse çmimi ishte shumë i ulët, e falëm dhe nuk e mbjell më.

Të ndodhur në kto kushte kur nga njëra anë subvencione e ndihme nga shteti nuk marrin, prodhimi i tyre nuk shitet as për një apo dy vjet, fermerët kanë vendosur duke mos mbjellë sipërfaqe me grurë për këtë vit ose ata që një vit më parë mbollën shumë sipërfaqe për këtë vit do e reduktojnë ndjeshëm mbjelljen dhe kjo duket qart tek tokat e lëna djerr pa punuar pas korrjes së prodhimeve të vjeshtës.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME