AKTUALITETTOP-NEWS

Dyshime për drοgë, makina e funeralit bëhet “fërtele” nga kontrolli

Vlorë – Një makinë funerale është ndaluar dhe i është nënshtruar një kontrolli të imtësishëm nga Policia Kufitare në portin e Vlorës, për shkak të dyshimeve mbi fshehjen e lëndëve narkοtike.

Operacioni ka zgjatur për rreth një orë, ndërsa automjeti pritej të nisej drejt Italisë për të tërhequr trupin e një personi që ka ndërruar jetë atje.

Deri më tani nuk është konfirmuar nëse janë gjetur apo jo lëndë narkotike në mjet, ndërsa policia nuk ka dhënë detaje të mëtejshme mbi kontrollin.

Dyshime për drogë, makina e funeralit i nënshtrohet kontrollit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button