Prokurori Vladimir Mara në një konferencë për mediat ka folur në lidhje meoperacionin antidrogë të zhvilluar nga autoritetet shqiptare në bashkëpunim me autoritetet italiane në kuadër të të cilit u lëshuan 21 urdhër arreste ndaj anëtarëve të një grupi kriminal që merreshin me trafikimin e lëndëve narkotike.
Sipas Marës janë vendosur gjithsej 21 masa të sigurimit personal, ndërsa 20 janë ekzekutuar. Mara shtoi se një prej tyre është shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Janë vendosur gjithësej 21 masa të sigurimit personal nga këto 20 janë ekzekutuar ditën e sotme kurse një person është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Janë sekuestruar prova të shumta materiale. Ajo çfarë është më e rëndësishmja është se të gjitha sekuestrimet e lëndëve narkotike janë kryer në territorin e RSH-së, Greqi, Maqedoninë e Veriut dhe në Itali”, u shpreh Mara.
Gjithashtu Mara tha se mes 20 personave të arrestuar për trafikun e lëndëve narkotike nga Siria drejt Shqipërisë dhe vendeve të BE-së, është edhe një efektiv i policisë. Bëhet fjalë për Marash Gjonin i cili dyshohet se është korruptuar nga anëtarët e grupit kriminal gjatë transportit të një sasie të lëndëve narkotike.
Në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe Europol, SPAK ka dokumentuar veprimtarinë kriminale të grupit që merrej me trafik të lëndëve narkotike, nga Siria drejt Turqisë, Shqipërisë dhe më pas drejt vendeve të tjera të BE.
Kryesori i grupit kriminal është Endrit Bakiu ndërsa pjesa tjetër e të arrestuarve kanë pasur rolin e shpërndarësit të lëndës narkotike. Po ashtu u bë e ditur se SPAK ka kryer dhe hetim pasuror për anëtarët e grupit kriminal, ku transportimi i drogës bëhej me kamion.
Personat ndaj të cilëve SPAK ka lëshuar urdhër-arreste:
Endrit Bakiu
Suko Pajo
Artur Sulaj.
Arian Tola
Fadjon Çami
Viron Lekaj
Artan Agalliu
Shpëtim Pjeshka
Jani Çavo
Kudret Rustemaj
Besnik Ruçi
Pirro Çapi
Jani Meçja
Edmond Kabashi
Tomi Hila
Leonard Nergjoni
Artin Kurti
Astrit Miska
Ervis Çvilo
Mirash Gjoni
Sonila Sula (arrest shtëpie)