AKTUALITET

Emri/ Tentoi të përdhunonte një 35-vjeçare në banesën e saj, arrestohet 40-vjeçari 

Policia ka arrestuar një 40-vjeçar, i cili tentoi të p*rdhunonte një 35-vjeçare në banesën e saj.

Roberton Cerria ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë.

Dyshohet se më datë 6 Korrik 2025 tentoi të përdhunojë 35-vjeçaren në shtëpinë e saj.

Ndërkohë është arrestuar edhe 34 vjeçari Olsi Duka, pasi Gjykata e Fierit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”.

Ai akuzohet se në bashkëpunim me shtetasin me iniciale E. P. (të arrestuar më datë 28.06.2025), kanë vjedhur në një biznes në fshatin Savër, 4 motomjete elektrike dhe sende të tjera.

Njoftimi:

Lushnjë/Vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

✅Tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë, me një 35-vjeçare, vihet në pranga.

✅Kapet bashkautori i një vjedhjeje në një biznes në fshatin Savër, kryer në muajin qershor.

Si rezultat i kërkimeve të bazuara te informacionet siguruara në rrugë informative, me objektiv kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, lokalizuan dhe ndaluan shtetasit:

-R. C., 40 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë, pasi dyshohet se më datë 06.07.2025, ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë, me një 35-vjeçare, në banesën e saj;

-O. D., 34 vjeç, pasi Gjykata e Fierit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”. Ai akuzohet se në bashkëpunim me shtetasin E. P. (të arrestuar më datë 28.06.2025), kanë vjedhur në një biznes në fshatin Savër, 4 motomjete elektrike dhe sende të tjera.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button