Gazetarja Klodiana Lala sonte në emision në news24 tha ndër të tjera se “Ervis Martinaj nuk ishte personazh dosido në botën e krimit. Shoqërohej nga Strukturat Speciale. Kishte mbështetje.
Nuk besoj se në botë eskortohen bosët nga Forcat e Posaçme Operacionale. Martinaj i ka humbur gjurmët në një ndërtesë që banonte edhe Prokurori i Përgjithshëm, para syve të Gardës së Republikës.
Të marrësh pjesë në funeralin e kushëririt, të lëvizësh ditën për diell e policia mos lëvizë ndaj tij, të gjitha këto e bëjnë çështje shqetësuese. Strukturat duhet të ishin vigjilente. Personazh i krimit ishte lidhur me segmente shtetërore”- theksoi gazetarja investigative.