AKTUALITETTOP-NEWS

Fermerët e Bashkimit në protestë, firma private po na grabit tokat (foto e video)

Levan – Dhjetra banorë të fshatit Bashkim në njësinë administrative Levan , janë ngritur në një protestë męngjesin e kësaj të premteje me pretendimin se po u grabiten tokat nga një kompani private e cila prej 7 vitesh zotëron një plantacion me shegë në territorin e tyre.

Ata shpehen të indinjuar se përveç tokave djerrë që ata i përdornin për kullota dhe një pjesë të pyllit , tashmë kompania në fjalë po kërkon të zaptojë edhe tokat që fermerët i kanë marrë sipas ligjit 7501.


Përballë kësaj situate banorët thonë se nuk janë pyetur asnjëherë dhe madje situata ka degraduar deri në përplasje fizike. Të ndodhur në këto kushte ata kërkojnë ndërhyrjen urgjente të institucioneve përgjegjëse për sqarimin e situatës dhe paisjen me dokumentacion në mënyrë që situata të mos shkojë deri në vetëgjygjësi.

Po sipas tyre janë më shumë se 150 familje që preken nga kjo situatë , dhe rreth 60-70 ha tokë janë zaptuar padrejtësisht .

“Ne jetojmë prej këtyre tokave, është buka e fëmijëve tanë. Nuk mund të lejojmë që një firmë të na i marrë me letra false apo me ndikime nga lart,” – shprehen protestuesit, të cilët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve shtetërore për të mbrojtur të drejtat e tyre ligjore.

Ata theksojnë se tokat i kanë të përfituara me ligjin 7501, të dhëna nga Ministria e Bujqësisë me një afat përdorimi 99-vjeçar. Një pjesë e këtyre sipërfaqeve është mbjellë tashmë me kultura bujqësore nga vetë banorët, përfshirë edhe shegë, por sipas tyre, tentativa për t’ua marrë me forcë është e papranueshme.

Situata në fjalë është denoncuar edhe në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier.

https://www.facebook.com/share/v/1WkrKxxEuo/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button