Diva e muzikës shqiptare, Adelina Ismajli është rikthyer pas shumë vitesh, ndërsa jo vetëm do të ngjitet në skenën e Fest ’62, por do të jetë edhe një nga anëtarët e jurisë.
Pak para nisjes së Festivalit, këngëtarja ka treguar emocionet e saj për Arjola Shehun, teksa ftesën për t’iu bashkuar Fest’62 e konsideroi si nderin më të madh që i është bërë ndonjëherë.
“Është nderi më i madh i jetës sime të jem këtu sonte si pjesë e jurisë. U shtanga kur mu ofrua pozicioni sepse është e vështirë të gjykosh dikë, por është nderi më i madh në jetë që më është bërë dhe jam shumë e emocionuar”, u shpreh Adelina Ismajli.