Tashmë ka nisur numërimi mbrapsht për finalen e të mërkurës, teksa do të mësojmë dhe ftuesin e parë të Conference League. Feyenoord do të sfidojë Romën në Tiranë.
Tifozët holandez do të jenë deri në 20 mijë për këtë ndeshje që do të udhëtojnë në Shqipëri, por vetëm 7 mijë prej tyre do të kenë fatin për të hyrë në stadium. Këngëtari Kevin Bijlsma i ka dedikuar një këngë Tiranës për këtë duel, aq shumë të pritur.
Edhe pse nuk jeton në Roterdam, 41-vjeçari ka vendosur të bëjë një këngë posaçërisht për këtë finale. “Në Holandë ka vetëm një klub, ne fitojmë Kupën e Konferencës!”, thotë në tekstin e tij Kevin.