SPORTTOP-NEWS

Fituesit/ ”Topi i Artë 2025” për futbollin shqiptar

Mbrëmja gala “Topi i Artë 2025” i organizuar nga FSHF ka nderuar këtë mbrëmje protagonistët kryesorë të këtij viti kalendarik për futbollin shqiptar si dhe ekipin Kombëtar. Bekim Balaj fitoi Këpucën e Artë falë 19 golave që ka shënuar me Vllazninë në kamipionatin shqiptar. Por duket se golin më të bukur ai e ka shënuar në jetën private.

Fabjan Përndreca është shpallur fitues i çmimit “Talenti i Vitit” për djem në mbrëmjen gala “Topi i Artë 2025”. Elseid Hysaj është lojtari me më shumë ndeshje në Kombëtare. Në ceremoni, ai tha se Kristjan Asllani mund ta thyejë rekordin. Xhesika Ndoj është shpallur për të dytin vit radhazi fituese e çmimit “Talenti i Vitit” në kategorinë e vajzave, gjatë mbrëmjes gala “Topi i Artë 2025”. Kreshnik Cjapi është shpallur fituesi si arbitri më i mirë i vitit në Shqipëri.

”Formacioni i Vitit”

Portier: Mario Dajsinani
Mbrojtës i majtë: Emiljano Musta
Qendërmbrojtës: Naser Aliji
Qendërmbrojtës: Arbenit Xhemajli
Mbrojtës i djathtë: Abdurrahman Fangaj
Mesfushor i majtë: Adnard Memeti
Mesfushor qendror: Albano Aleksi
Mesfushor i djathtë: Esat Mala
Sulmues i majtë: Edi Prengu
Qendërsulmues: Bekim Balaj
Sulmues i djathtë: Baton Zabërgja

Formacioni më i Mirë i Vitit të Superiores përzgjidhet nga gazetarët dhe opinionistët sportivë, sipas skemës 4-3-3

Edlir Tetova zgjidhet ”Trajneri i Vitit”

Trajneri që ka tërhequr vëmendjen me punën e tij. Kjo krijuar një skuadër të qëndrueshme. Dy tituj kampionë me Egnatian, janë shembull për sukseset që ka arritur. Edlir Tetova është zgjedhur si “Trajneri i Vitit” në Shqipëri. Çmimin e mori nga trajneri i Kombëtares, Silvinjo. Për të dytin vit radhazi, tekniku i Egnatias, Edlir Tetova është shpallur fitues i trofeut “Trajneri i vitit”, pas një tjetër edicioni të shkëlqyer me ekipin rrogozhinas, me të cilin fitoi kampionatin.

Kreshnik Cjapi zgjidhet ”Arbitri i Vitit”

Kreshnik Cjapi është shpallur fituesi si arbitri më i mirë i vitit në Shqipëri. Gianluca Rocchi dhuroi çmimin për arbitrin më të mirë në Shqipëri për vitin 2025. Në fjalën e tij, Cjapi u shfaq shumë i lumtur, ndërsa kishte disa fjalë edhe për tifozët. Për këtë trofe ishin të nominuar edhe Emanuela Rusta, Florjan Lata dhe Juxhin Xhaja, të cilët kanë pasur një sezon me performanca të mira në drejtimin e shumë ndeshjeve të rëndësishme.

Xhesika Ndoji, fituese e çmimit ”Talentja e Vitit”

Xhesika Ndoj është shpallur për të dytin vit radhazi fituese e çmimit “Talenti i Vitit” në kategorinë e vajzave, gjatë mbrëmjes gala “Topi i Artë 2025”. Futbollistja e re u vlerësua për paraqitjet e qëndrueshme, progresin e vazhdueshëm dhe potencialin e saj gjatë gjithë sezonit. Trofeu iu dorëzua Xhesika Ndojt nga ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Foto Strakosha, i cili e përgëzoi për këtë arritje të rëndësishme.

Jo vetëm Këpucën e Artë, Bekim Balaj zbulon “golin” më të bukur

Bekim Balaj fitoi Këpucën e Artë falë 19 golave që ka shënuar me Vllazninë në kamipionatin shqiptar. Por duket se golin më të bukur ai e ka shënuar në jetën private. Ai bëri me dije gjatë ceremonisë së “Topit të Artë” për futbollin shqiptar se do të bëhet baba. Ai tregoi gjatë ceremonisë edhe gjininë e fëmijës, duke u shprehur se pret një djalë. Dy lajme të bukura nga sulmuesi shkodran, i cili do të mbahet mend gjatë për golat e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button