MAGAZINË

Flor Mumajesi shkak për rivalitetin mes Jonida Maliqit dhe Soni Malajt? Flasin miqtë e dy këngëtareve

Raporti mes Jonida Maliqit dhe Soni Malajt ka rikthyer sërish vëmendjen e publikut, sidomos pas hyrjes së tyre në të njëjtin spektakël, “Ferma VIP”.

Prej vitesh, në median rozë qarkullojnë zëra për një krisje mes dy këngëtareve, por asnjëra nuk ka folur hapur, duke e mbajtur marrëdhënien e tyre në një mister që vetëm sa ka shtuar kureshtjen.

Në qendër të aludimeve është vendosur shpesh këngëtari dhe producenti i njohur, Flori Mumajesi. Në rrjet është përfolur prej vitesh se në fakt të dyja artistet kanë pasur në periudha të ndryshme lidhje me të, çka sipas ndjekësve mund të ketë ndikuar në raportin e tyre të ftohtë.

Soni Malaj ka pasur një marrëdhënie më të gjatë me Mumajesin, ndërsa Jonida Maliqi është përfolur për një romancë më të shkurtër, e cila tërhoqi vëmendje të madhe kur ata u panë së bashku në Paris.

Tashmë, me të dyja brenda “Ferma VIP”, publiku është më kurioz se kurrë: A do të shpërthejë tensioni mes tyre apo do të ketë një afrimitet të papritur?

Në një format ku emocionet janë të forta dhe çdo detaj bëhet viral, çdo ndërveprim mes tyre pritet të analizohet në detaj. Mbetet për t’u parë nëse kjo eksperiencë do të zbusë raportin mes dy artisteve apo do ta thellojë edhe më shumë distancën.

Shoqja e ngushtë e Jonidës prej 9 vitesh, Klodiana Ismailaj, e ftuar në një studio televizive, ka sqaruar të vërtetën. Ajo tha se nuk e ka dëgjuar kurrë nga shoqja e saj se ka ndonjë konflikt me Soni Malajn.

Ndërsa për Meridian Ramçajn, mes këngëtarëve ka pasur gjithmonë debate, por në këtë rast është më shumë ekzagjerim. Sakaq dy vajzat në “Fermë” nuk kanë shfaqur shenja rivaliteti, përkundrazi.

Jonida ka ndarë vlerësime pozitive për Sonin, duke e cilësuar si një person me karakter të fortë dhe vendosmëri për të arritur qëllimet e saj. Ajo theksoi se Soni spikat për ambicien dhe shpirtin luftarak, duke mos u dorëzuar lehtë përballë sfidave.

“Soni ka ambicie dhe është luftarake”, u shpreh Jonida, duke nënvizuar cilësitë që e bëjnë atë të ecë përpara me këmbëngulje. Më tej, ajo shtoi: “Soni del gjithmonë për të triumfuar”, duke e përshkruar si një person që përfshihet në çdo sfidë me synimin për të fituar dhe për të dhënë maksimumin nga vetja.

Sipas Jonidës, këto tipare e bëjnë Sonin një shembull të një vajze që kombinon ambicien me forcën për të përballuar çdo situatë dhe për të arritur sukses.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button