Sunday, October 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETFshati Luar ujë ka por as pihet dhe as përdoret (foto e...

Fshati Luar ujë ka por as pihet dhe as përdoret (foto e vidio)

Rroskovec – 500 familje në fshatin Luar të Rroskovecit u shkon uji dy orë në ditë, i pa përdorshëm edhe për nevojat shtëpiake e paisjet elektroshtëpiake

Afro 500 familje të fshatit Luar njësia administrative Kuman bashkia Rroskovec pas dhjetë ditësh mungese uji në banesat e tyre ai është rikthyer dy orë në ditë por me mbeturina, i kuq dhe i pa përdorshëm për nevoja shtëpiake, vetëm për të larë avllitë e banesave.

Banorët thonë se uji vjen me mbeturina, pak minuta pasi ke mbushur enët bëhet i kuq. Lavatriçet, dushet aty dhe depozitat  dalin jashtë përdorimit, thonë ata.

Kasëmi, një tjetër banor thotë se uji i ka shkaktuar dëme shëndetësore e ka paralizuar dhe  e ka bërë me prostat, këtë gjë ja ka thënë edhe mjeku.

Gratë nga ana tjetër thonë se rrobat nuk i lajmë me atë ujë, e kanë provuar edhe pse kanë perdorur sasi detergjentësh por i lë të kuqe si me ndryshk. Enët i lajnë dorën e parë se pastaj i shplajnë me ujë të blerë e të nxehtë. Kur lajmë enët ato vishen si me të kuq dhe uji mban erë shumë të tëndë si i qelbur.

Banorët e fshatir Luar pohojnë se faturat e ujit i likundojnë ashtu sikurse edhe taksat e tjera bashkiake të bashkisë Rroskovec por kosha mbeturinash, ndriçim rruge, pastrim e gjelberim nuk kanë.
Ata janë ankuar por bashkia nuk u ka dhënë zgjidhje.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME