Gaz Bardhi për deputetët e PD: Nesër fillojmë bojkotin e Kuvendit

Grupi parlamentar i PD ka vendosur të bojkotoje përkohësisht punimet e kuvendit nisur nga kjo e hënë.
Ky është një vendim i marrë orët e fundit, përmes një mesazhi që kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi u ka dërguar deputetëve demokratë.
“Nesër, e hënë, datë 10.11.2025, në mbledhjen e Grupit Parlamentar, ora 12:30, NUK duhet të mungojë askush!
Nesër, e hënë, derisa të jetë mbledhur dhe të ketë vendosur grupi parlamentar, ASNJË deputet NUK MERR PJESË në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare.
Ky do të jetë një reagim i përkohëshëm i grupit parlamentar nisur nga situata e krijuar në seancën e fundit, derisa Grupi Parlamentar të ketë diskutuar dhe marrë një vendim final. Pra, nesër NUK shkojmë në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare”, thuhet në mesazhin e Bardhit.









