Në prag të ndeshjeve në Europë, Partizani bën goditjen e radhës në merkato. Gjelbrim Taipi është zyrtarisht futbollisti me i ri i demave.
Lajmin e ka bërë publik vetë faqja e klubit që me anë të një postimi njoftoi për arritjen e marrëveshjes me mesfushorin. Ish-kapiteni i Kukësit firmosi një kontratë një vjeçare me kampionet në fuqi ndërsa konsiderohet dhe si një nga lojtarët e rëndësishëm për Kupat e Europës.
Me fanellën e verilindoreve, Gjelbrim Taipi, u aktivizua në 101 ndeshje, dhe shënoi 12 gola