Gjendet në toka dhe jo në lum trupi i 63 vjeçarit nga Berati i zhdukur disa ditë më parë
Fier – Gjendet pas disa ditesh kerkime trupi i pajete i 63- vjecarit Engjell Kanani i cili dyshohej se kishte rene ne ujrat e lumit Vjose teksa po peshkonte disa ditë më parë.
Kerkimet e policise kane bere te mundur gjetjen e trupit te tij ne tokat e fshatit Kafarajt , ku dyshohet se ka pesuar infrakt.
63 vjeçari kishte shkuar të peshkonte në lumin Vjosa disa ditë më parë me një shokun e tij por ishin ndare e do takoheshin pas peshkimit. Kur shoku i tij shkoi tek vëndi ku u la takimi ai nuk u paraqit. Te aferm të tij dhe policia së bashku me polumbarët e kërkuan disa ditë përgjatë lumit e rrjedhës së Vjosës por pa rezultat.
Trupi i tij u gjet në tokat e fshatit afër lumit Vjosa i pa jetë e mendohet të ket pësuar arrest kardiak.
Policia
Në vijim të informacionit të dhënë më datë 18.01.2025, për shtetasin E. K., 63 vjeç, i cili humbi kontaktet me miqtë e tij, me të cilët kishte shkuar për peshkim në lumin Vjosa, më datë 16.01.2025, bëjmë me dije se:
Si rezultat i kërkimeve të vazhdueshme, të kryera gjatë këtyre ditëve, në territorin e fshatit Kashishtë, në zonën përreth dhe në ujërat e lumit Vjosa, nga shërbimet e Policisë së Fierit dhe polumbarët e RENEA-s, ditën e sotme, u gjet trupi i pajetë i shtetasit E. K., në vendin e quajtur “Bunac”, në fshatin Kafaraj.
Nga këqyrja paraprake e trupit të 63-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Fierit, vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.