Në rrjete sociale po jehon veprimi fisnik dhe i rrallë nga një adoleshent shqiptar. Në dyert e Komisariatit të Shkodrës, të dielën u shfaq një adoleshent që kërkonte të dorëzonte para. 16-vjeçari, Erind Shkambaj ishte nisur si çdo fundjavë për në punë, por rrugës ai gjeti një portofol.
Portofoli i përkiste turistit italian Claudio Perrinella. Në të ishin karta e identitetit, karta të llogarive bankare dhe një shumë prej mbi 6000 eurosh.
Bujaria dhe fisnikëria e 16-vjeçarit u shpërblye me vetëm 100 euro nga ana e italianit. Erindi thotë se në familjen e tij të gjithë janë punëtorë të thjeshtë dhe janë mësuar që çdo gjë ta fitojnë me djersë.