LIFE STYLE

”Hakmarrje e ftohtë”/  Elsa Lila flet për gjyq: I dhashë famën, Albina më vodhi fitoren në Festival

Një dramë e Festivalit të Këngës në vitin 2022 është rindezur. E ftuar tek Arbana Osmani në ”Mirëmbrëma yje”, Elsa Lila komentoi gjerë e gjatë pjesmarrjen e saj në Festivalin e 61-të në RTSH. Ajo foli hapur edhe mbi lidhjen e saj me Albina Kelmendin, duke mos i përmendur emrin, por duke e nënkuptuar atë e cila ishte pjesë e skuadrës së saj në “The Voice of Albania” në 2014. Elsa deklaroi se ishte ajo që e kishte bërë Albinën të famshme. Albina konkuroi në Festivalin e Këngës, Elsa pretendoi se votat ishin vjedhur nga kjo e fundit. Ajo zgjodhi të mos e çonte çështjen në gjyq. Elsa paralajmëroi gjithashtu se “hakmarrja është një pjatë që serviret e ftohtë”, duke lënë të kuptohet serioziteti i saj ndaj situatave të tilla.

Arbana Osmani: Pse nuk more pjesë në Festival?

Elsa Lila: 2 vite rrjesht janë abastanca (mjaftueshëm) për të kuptuar që TVSH-ja nuk është ambienti im. Ju mendoni që m’u dha haku që meritoja?

Arbana Osmani: Vendimin e mori publiku

Elsa Lila: Mendoj që jo, ç’publik?

Arbana Osmani: Pse, nuk mendon që e mori publiku Elsa?

Elsa Lila: Sepse kemi prova të shumta empirike dhe fizike, flas me gjuhë penaliste, prova empirike që nuk ka qenë ashtu. Provat janë që votat janë blerë nga publiku. Pa fund. Atë çështje do e kisha çuar shumë larg por nuk e çova.

Arbana: Pse nuk e çon?

Elsa Lila: Sepse ju e dini që unë mundësitë i kam të shumta, duke qenë se kam në familje avokatë. E kisha fare kollaj me provat që kisha, që ta bëja atë çështje të rëndësishme. Jam mësuar që mos të merrem me polemika, por të merrem me punën time, me talentin tim dhe t’i ofroj publikut atë për të cilën unë kam lindur dhe për të mos i dhënë rëndësi akoma më shumë atij skandali që dikush tjetër bëri. Unë jam Elsa, di të bëj atë që bëj, jam e ndershme dhe historiku e tregoi që unë nuk i vodha votat, por dikush tjetër e bëri. Unë nuk e bëra skandalin, për të mos ta bërë për herë të dytë akoma më të famshëm atë njeri që e bëra në vitin 2014 me duart e mia, me diturinë time dhe me artin tim, i njëjti person. Të kenë pak kujdes nga gjykatat sepse funksionojnë këtu në Shqipëri kur duan. Hakmarrja është një pjatë që serviret e ftohë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button