Hasimja në protestën e PD: Kemi nevojë për frymë bashkimi

Në protestën e radhës të opozitës në Tiranë, politologu Ermal Hasimja bëri thirrje për bashkim qytetar dhe mbështetje të drejtësisë.
Ai kërkoi zgjedhje të lira dhe të ndershme, si dhe mbrojtje për gjyqtarët dhe prokurorët që, sipas tij, “i nxorën bojën të pandershmëve”. Hasimja theksoi se ndryshimi nuk vjen “as nga qielli dhe as përtej detit”, por nga angazhimi i vetë qytetarëve.
Ermal Hasimja: Rreth 3 dekadave më parë kam qenë bashkë më tim atë. 15 vjeç dhe ai më tërhiqte nga para kishte stampisët me qen autobotët me bojën e kuqe. Kishim shumë frikë por shumë më tepër shpresë. Nuk njihnin njeri, nuk e dinim ishin të majtë të djathtë, fshati qyteti. Një gjë e dinim,, donim një gjë. Na mbante shpresë. Ajo shpresë që janë përpjekur të na e venisin. Sot kemi nevojë për të frymë bashkimi. Duam një drejtësia të pavarur që të na mbrojë. Duam zgjedhje të lira dhe të ndershme. Qytetarët e Tiranës shpresa nuk vjen nga qielli as përtej detit,. Eja dhe krijoni shpresën në këtë shesh.
Jo vetëm për të dëuar qeverinë edhe për të treguar forcë tuaj çdo qeverie që do vijë në të ardhmen. Njerëz të lirë të këtij vendi sidomos ju intelektualë. Asnjë ndryshim nukj vjen nga kafetë, ejani këtru. Nëse mendoni se politika është e pisët keni të drejtë,. Pasi të ndershmit largohen dhe i hapin rrugë të pandershme. Ndryshimi kërkon sakrifica. Mos harroni diçka. Nëse nuk ju pëlqejnë që janë këtu, hajdeni dhe bëni partinë tuaj. Edhe bëfshi 100 partia, partia e shqiptarëve është shqiptaria. Qytetarë të vendit tim, jeni të zhgënjyer nga politikanët, por para se të vendosni bashkohuni me ne, për kushtin minimal, zgjedhje të lira dhe të ndershmne,. Bashkohuni me ne për ata gjykatës dhe prokuror që i nxorën bojën të pandershme. Ata shpresojnë që ne të mendojmë se ky vend nuk bëhet më, që ne të bëjmë gati valixhet dhe të ikim. Që ne të jemi të gjithë të pandershëm. Synojnë të vrasin shpresën. Ka ende shpresë.
Shumica e policëve këtu para nesh, presin nga ne. Do donin të ishim me ne. Janë si ne, njerëz të lirë të këtij vendi. Kemi një vend të mrekullueshëm. Gjyshërit tanë na trashëguan pasuri që i ka zili tërë Europa. Të rinjtë nuk ndryshojnë fare nga të rinjtë europianë. Shqiptarët janë të suksesshëm kudo që punojnë. Ky vend është bekuar, të bëhemi bashkë. Ti besojmë njëri tjetrit. Të ndërtojmë një Shqipëri të re, për njerëzit e ndershëm. E drejta është me ne.









