Presidenti Ilir Meta dhe Kryeministri Edi Rama kanë përshëndetur vendimin e parlamentit bullgar për heqjen e vetos për Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Në një reagim në Facebook, Presidenti Meta shkruan se ky votim i hapi rrugën edhe Shqipërisë për nisjen e negociatave të anëtarësimit.
“Më në fund erdhi lajmi i shumëpritur nga Bullgaria mike, që ka qenë gjithmonë një mbështetëse e vendosur e procesit tonë të anëtarësimit.
Votimi nga Parlamenti bullgar për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, hapi rrugën për nisjen e negociatave të anëtarësimit për të dyja vendet tona. Në pritje të lajmit tjetër nga mbledhja e Këshillit Europian, që vijon ende”, shkruan Meta.
Ndërsa kryeministri Rama shkruan:
Sapo mora një telefonatë nga Boyko Borissov. Nuk mund ta falënderoja sa duhet për mendimin e tij të mirë që më thirri, por mund ta falënderoja për rolin e tij përcaktues në heqjen e VETO-s në parlament! Mik i vërtetë, lider i vërtetë. Partia e tij dhe të tjerët shpëtoi fytyrën e Bullgarisë dhe BE-së! Tani BE duhet të veprojë shpejt!