Hetimet/ Rumuni që vrau Renaton në Vlorë erdhi nga Greqia, taksistit i tha…

Rumuni Daniel Cornea i cili sipas policisë së Vlorës është autor i vrasjes së Renato Hoxhajt rezulton se ka hyre në Shqipëri me datën 21 Prill në orën 17:44 rreth 6 ditë para vrasjes së vlonjatit.
Sipas gazetarit Edison Vatnikaj, ai është konstatuar se ka hyrë në Shqipëri në këmbë nga Greqia nga pika kufitare e Qafë Botës. Sapo hyri në territorin shqiptar rumuni i moshës 53-vjeçare ka hipur në një taksi ku i ka kërkuarit shoferit ta çojë në Vlorë.
Sipas deklarimeve të shoferit të taksisë rumuni ka folur në gjuhën greke e ndërsa i ka treguar se jeton në Athinë. Në bisedë e sipër Daniel Cornea ka treguar se ka punuar si kapitën anijeje dhe se është i pamartuar.
Gjatë rrugës taksisti nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore dhe i ka thënë që do ta çonte deri në Shijan-Sarandë dhe në Vlorë do ta çonte një taksist tjetër. Në Shijan ai ka zbritur dhe e ka marrë një taksist tjetër deri në Mavronat.
“Ditën e ngjarjes në orën 04.47 minuta, nga automjeti Land Rover nga dera e përparme e anës së majtë zbret autori i dyshuar i cili pasi mbyll dhe siguron me pult dyert e automjetit fillon ecjen më këmbë ku i bën një xhiro të gjithë lagjes” – thuhet në dosjen e policisë.
Kamerat kanë konstatuar lëvizjen e tij nga lagjja Hajro Cakërri dhe me pas tek prokuroria, poliklinika e deri ku ai është futur në rrugicën ku ka kryer vrasjen ndaj Renato Hoxhajt.
Pasi ka shkrepur armën 4 herë ai ka lëvizur në disa lagje më në afërsi të vendit të ngjarjes ku dhe më pas ka shkuar te makina Land Rover e cila ishte e parkuar në rrugën “Isa Boletini”. Ky është momenti ku vrasësi ka marrë arratinë.
Me makinën Land Rover ai ka përshkruar disa rrugë të qytetit për të dalë me pas nga porti detar pranë universitetit dhe më pas në drejtim të fshatit Babicë. Nga kamerat rezulton se autori ka marrë rrugën drejt Sarandës dhe në orën 11:00 në vendim e quajtur “Posta Ksamil”.
Ai parkon mjetin Land Rover dhe nga makina nxjerr një çantë rrobash. Pas 50 minutash shfaqet vrasësi i cili vjen në këmbë në “Qafë Botë”, i cili pasi kalon sportelin e regjistrimit, lëviz në këmbë për në drejtim të territorit të shtetit grek. /Marrë nga Ora News









