Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do ecë ky muaj për të lindurit e çdo shenje.
DASHI (21.03 – 20.04)
Karriera: Keni mundësi të bëni përparim të dukshëm në karrierën tuaj, por vetëm nëse jeni të gatshëm të merrni iniciativën dhe të rrezikoni. Mund të përballeni me disa pengesa, por mos u dekurajoni. Nëse jeni të durueshëm dhe këmbëngulës, suksesi nuk do të mungojë. Jini të hapur ndaj mundësive të reja dhe mos i humbisni shanset që ju ofrohen. Është e mundur që të merrni një ofertë për të punuar në një projekt të ri ose partneritet biznesi. Çelësi është në komunikimin produktiv, perfeksiononi veten dhe qëndroni të hapur ndaj ideve dhe kontakteve të reja!
Shëndeti: Mbingarkesa mund të çojë në lëndime dhe lodhje. Pushoni nervat tuaja kurdo që mundeni.
Dashuria: Nëse jeni në një lidhje, ky do të jetë një muaj në të cilin do të përballeni me probleme të caktuara. Mbase do të ndiheni nën presion nga përgjegjësitë që keni marrë përsipër, të cilat mund të shkaktojnë tension në marrëdhënien tuaj. Nëse nuk jeni në një lidhje, qershori do t’ju sjellë mundësinë të takoni dikë të veçantë. Mund të takoni dikë nëpërmjet punës ose një aktiviteti shoqëror. Qoftë një aventurë e shkurtër apo një lidhje afatgjatë, ky do të jetë një muaj në të cilin do të argëtoheni dhe do të kënaqeni me personin që do ta takoni.
DEMI (21.04. – 21.05.)
Karriera: Në punë ju presin sfida, por mos u shqetësoni, jeni të aftë t’i përballoni ato. Kini besim në veten në dhe aftësitë tuaja. Ndryshimet në mjedisin e biznesit janë gjithashtu të mundshme, ndaj jini të hapur ndaj mundësive të reja. Nëse keni nevojë për këshilla ose për një bisedë të sinqertë, drejtojuni familjes ose miqve tuaj.
Shëndeti: Forconi imunitetin me ushqimin e duhur. E vetmja pengesë do të jetë prirja për hidhërim dhe nervozizëm, madje atje ku vërtet nuk duhet.
Dashuria: Do të jeni tërheqës dhe të popullarizuar mes njerëzve, gjë që do t’ju ndihmojë të tërhiqni vëmendjen e dikujt që ju pëlqen. Megjithatë, kini kujdes që të mos e teproni në flirt, sepse mund të shkaktojë xhelozi te partneri juaj. Nëse jeni në një lidhje, shfrytëzojeni këtë muaj për të përmirësuar komunikimin me partnerin. Flisni për ndjenjat, mendimet, frikën tuaj, lejoni që personi juaj i dashur t’ju afrohet emocionalisht.
BINJAKËT (22.05 – 21.06)
Karriera: Mundësitë për avancim dhe perfeksionim janë të mundshme, veçanërisht nëse keni qenë në të njëjtën kompani për një kohë të gjatë. Nëse jeni në kërkim të një pune, ky muaj është i favorshëm për të gjetur mundësi të reja biznesi. Megjithatë, kini kujdes kur bëni marrëveshje të reja biznesi dhe kontrolloni të gjitha detajet përpara se të nënshkruani çfarëdo kontrate. Kërkohet kujdes dhe përqendrim i veçantë kur bëhet fjalë për detyrat administrative.
Shëndeti: Nuk ka ndryshime të mëdha në gjendjen shëndetësore. Do të jeni në formë në pjesën më të madhe të muajit dhe vetë do të kujdeseni për ushqimin më shumë se zakonisht.
Dashuria: Qershori është muaji që sjell ndryshime pozitive në dashuri për Binjakët. Nëse jeni në një lidhje, marrëdhënia juaj me partnerin do jetë e qëndrueshme dhe plot dashuri, por nëse nuk jeni në një lidhje ka mundësi të takoni dikë interesant. Ky është një muaj i mirë për të punuar në marrëdhënien tuaj me partnerin, por edhe për të gjetur mënyra për të përmirësuar komunikimin tuaj. Mos hiqni dorë nga ëndrrat tuaja. Një lidhje e re dashurie po u buzëqesh personave të kësaj shenje, kënaquni!
GAFORRJA (22.06 – 22.07
Karriera: Në punë do të jeni shumë produktivë dhe të motivuar. Kjo është koha e duhur për t’u fokusuar në qëllimet tuaja dhe për të arritur disa rezultate të rëndësishme. Tregohuni të kujdesshëm në transaksionet financiare dhe mos ndërmerrni shumë rreziqe. Nëse keni mundësi, kurseni disa para.
Shëndeti: Lëvizni, trupit tuaj i mungon aktiviteti fizik! Muaji i cili është para jush do t’ju sjellë rastin që edhe më shumë të përmirësoni gjendjen tuaj shëndetësore, madje nëpërmjet rekreacionit dhe sportit
Dashuria: Në fillim të qershorit, Venera është në Gaforre, gjë që e bën këtë periudhë shumë emocionuese për ju. Nëse jeni në një lidhje, janë të mundshme tensione dhe keqkuptime me personin e dashur. Jini të durueshëm dhe përpiquni t’i zgjidhni problemet duke biseduar. Nëse nuk jeni në një lidhje është e mundur një dashuri e re, por kujdes sepse ka mundësi që dikush të mos jetë plotësisht i sinqertë me ju.
LUANI (23.07 – 22.08)
Karriera: Në qershor, Luanët do të ndihen plot energji dhe vetëbesim, gjë që do t’ju ndihmojë në aktivitetet e tyre të biznesit. Nëse fokusohen në qëllimet e tyre dhe nuk dorëzohen lehtë, mund të arrijnë rezultate të rëndësishme. Megjithatë, rekomandohet që ata të mos i ekzagjerojnë ambiciet e tyre dhe të mos hyjnë në aktivitete biznesi të rrezikshme pa përgatitjen dhe vlerësimin e duhur të rrezikut.
Shëndeti: Gëzoni shëndet të mirë. Ruani humorin e mirë, që të mos ju kaplojë tensioni.
Dashuria: Luanët duhet t’u përkushtohen zhvillimit të ndjeshmërisë dhe të kuptuarit të nevojave dhe dëshirave të partnerit të tyre. Mundohuni të kuptoni rrethanat aktuale të jetës në të cilat ndodhet partneri juaj dhe në vend që të fshihni frikën dhe ndjenjat tuaja, më mirë është t’i shfaqni ato. Për pjesëtarët e kësaj shenje, gjysma e dytë e muajit është perfekte për udhëtime, qofshin të lirë apo në një lidhje. Udhëtimet do të nxisin energji pozitive dhe personave të kësaj shenje do t’u japin një mundësi për të krijuar kontakte të reja.
VIRGJËRESHA (23.07 – 22.08)
Karriera: Pjesëtarët e kësaj shenje do ndihen shumë të motivuar dhe produktivë në punën e tyre në qershor. Ata mund të kenë mundësinë të tregojnë aftësitë e tyre dhe të marrin njohjen që e meritojnë.
Shëndeti: Ushtrimet e frymëmarrjes, joga dhe të qenit në natyrë mund të jenë të dobishme kur bëhet fjalë për eliminimin e stresit, transmeton Telegrafi.
Dashuria: Jeta e dashurisë së kësaj shenje do të ndikohet nga Merkuri, i cili është në lëvizje retrograde, gjë që mund të çojë në keqkuptime dhe probleme komunikimi me personin e dashur. Rekomandohet që të jenë të hapur dhe të sinqertë në qëllimet dhe dëshirat e tyre, për të shmangur konfliktet dhe zhgënjimet. Tani për tani pjesëtarët e lirë të kësaj shenje nuk presin ndryshime të mëdha në planin e dashurisë.
PESHORJA (23.09 – 22.10)
Karriera: Në gjysmën e dytë të muajit keni mundësinë të merrni njohuri dhe aftësi të reja, mos hezitoni! Kur bëhet fjalë për financat, ju pret një muaj i kënaqshëm, mund të relaksoheni dhe të shijoni jetën e përditshme.
Shëndeti: Ju pret një gjendje e qëndrueshme shëndetësore. Kujdes me ushqimin, po rrezikoni të shtoni peshë trupore.
Dashuria: Transiti i Venerës aktualisht te ju po krijon shqetësim, shumica e pjesëtarëve të Peshores po i rishqyrtojnë marrëdhëniet edhe një herë dhe dëshirojnë t’u japin fund marrëdhënieve të cilat nuk janë perfekte. Mendoni nëse jeni edhe ju perfekt? Mos u bëni shumë i padrejtë, përpiquni të shikoni veten dhe fajin tuaj në marrëdhënien me personin tuaj të dashur, e gjithë kjo do të jetë për të arritur një zgjidhje produktive që do t’ju sjellë lumturi në planin afatgjatë. Pjesëtarët e lirë të kësaj shenje mund të hyjnë në një lidhje rastësore me një person që e njohin prej kohësh nëpërmjet një miku apo të afërmi. Mundohuni të qëndroni të fokusuar në qëllimet tuaja afatgjata, tani nuk është koha për t’u hamendur.
AKREPI (23.10. – 22.11.)
Karriera: Pjesëtarët e lirë të kësaj shenje do ta drejtojnë vëmendjen e tyre në aktivitete të reja biznesi, nuk i presin ndryshime të mëdha. Ju jeni të kënaqur me pozicionin tuaj aktual të biznesit, shumë prej jush pranojnë punë shtesë që do t’u sjellë atyre një shumë më të madhe të ardhurash në fund të muajit. Organizohuni mirë që trupi juaj të mos vuajë, është e nevojshme të planifikoni kohën në mënyrë që të pushoni dhe të flini pak, përndryshe nuk do të jeni produktiv. Mund ta bëni ju këtë!
Shëndeti: Nuk ka ndryshime të mëdha në aspektin shëndetësor. Mos e lodhin veten shumë. Keni lëkurë të ndjeshme, mundësi për alergji.
Dashuria: Qershori sjell lehtësim për pjesëtarët e shenjës së Akrepit, pas aspekteve të tensionuara astrologjike dhe eklipsit, do t’u jepet mundësia për të pushuar. Periudha stresuese është pas jush, tani është koha e duhur për të rimbushur energjinë tuaj dhe për të pastruar paqartësitë në marrëdhënien tuaj me personin e dashur. Mos hiqni dorë nga qëllimi juaj, ju po kërkoni të vërtetën, që është plotësisht e ligjshme.
SHIGJETARE
Karriera: Qershori është muaji në të cilin do të përballeni me sfida në punë, por me qasjen e duhur dhe zgjidhjen e problemeve, suksesi është i garantuar. Jini këmbëngulës dhe mos u dorëzoni lehtë. Kjo është gjithashtu një periudhë e mirë për të mësuar shkathtësi të reja dhe për të zgjeruar njohuritë tuaja, veçanërisht nëse vendosni të bëni të jepni provimin për shofer ose të shkoni në një udhëtim gjatë të cilit do të përsosni pasione të caktuara. Gjithçka që lidhet me transportin dhe udhëtimin ju sjell sukses!
Shëndeti: Pos nervozizmit jo edhe aq të madh, i cili do të zgjasë në shumicën e muajit, pjesa e dytë e muajit megjithatë sjell pak gjendje më të mirë.
Dashuria: Qershori ju sjell mundësinë për t’u afruar me partnerin në një mënyrë të re. Jini të hapur ndaj ideve dhe përvojave të reja dhe mos kini frikë të tregoni anën tuaj të lëndueshme. Nëse nuk jeni në një lidhje mund të prisni njohje dhe aventura të reja. Shijoni periudhën e verës që ju pret dhe që është krijuar për t’u kënaqur.
BRICJAPI (22.12 – 20.01)
Karriera: Kur bëhet fjalë për obligimet e biznesit, armatosuni me durim, shumë prej jush kanë mundësinë të trajnojnë një punonjës të ri ose të mbajnë leksione dhe prezantime para të gjithë ekipit. Përmirësoni shkathtësitë tuaja, tregohuni si një person përgjegjës që e do me pasion punën e vet. Nuk ka arsye për të qëndruar në hije këtë herë. Mos shpenzoni para me nxitim!
Shëndeti: Fyti juaj është i ndjeshëm. Nga fundi i muajit do t’i arrini synimet tuaja, do të mbusheni me energji dhe do t’i përmirësoni edhe dukjen tuaj, edhe gjendjen fizike.
Dashuria: Keni arritur të kapërceni disa momente të dhimbshme duke u fokusuar në aktivitetet e biznesit. Qershori ju sjell leksione të reja për jetën për shkak të Saturnit retrograd, do t’ju shkundë deri në palcë. Ju nuk bën t’i fshihni ndjenjat tuaja, në këtë mënyrë rrezikoni shëndetin tuaj fizik. Kjo është një mundësi për të lëvizur, për të punuar me veten në mënyrë që të përmirësoni marrëdhëniet tuaja me të dashurit tuaj. Pjesëtarët e lirë të shenjës së Bricjapit presin komunikim me një person nga e kaluara.
UJORI (21.01 – 18.02)
Karriera: Lëvizni, mos lejoni që problemet aktuale të biznesit t’ju lëkundin, ndani sa më shumë jetën private dhe atë të biznesit. Ka mundësi që këtë muaj të keni vështirësi në punën tuaj. Është e rëndësishme të qëndroni të fokusuar dhe të mos lejoni që stresi t’ju pushtojë. Jini të durueshëm dhe mos prisni rezultate shumë të shpejta. Është e rëndësishme të qëndroni të përkushtuar ndaj punës suaj, pjesa e dytë e qershorit është shumë më e qetë dhe atëherë mund të zgjidhni vështirësitë aktuale. Tregoni ekipit se besoni në veten tuaj dhe se jeni të vetëdijshëm se mund t’i arrini qëllimet e vendosura.
Shëndeti: Kujdesuni për shëndetin tuaj, veçanërisht për sëmundjet kronike dhe vështirësitë që mund t’ju shfaqen. Shëtitja në ajër të pastër dhe frymëmarrja e drejtë për ju gjithmonë janë të mirëseardhura.
Dashuria: Muaji qershor do jetë i mirë për marrëdhënien tuaj të dashurisë. Nëse jeni në një lidhje, prisni shumë momente romantike dhe surpriza të këndshme nga partneri juaj. Nëse nuk jeni në një lidhje, kjo është një kohë e mirë për të dalë dhe për të takuar dikë të ri.
PESHQIT (21.01 – 18.02)
Karriera: Nëse nuk keni përfituar nga mundësia që ju është paraqitur gjatë muajit maj, përfitoni nga gjysma e parë e qershorit dhe vazhdoni. Mos lejoni që kolegët tuaj të grabisin fitimin që ju takon, këtë herë ia vlen vërtet mundi. Mesi i muajit është dukshëm më i ngadalshëm, bëni një pushim për të mbledhur forca për javën e fundit të qershorit, gjë që mund të kërkojë angazhim maksimal nga ju. Ju pret komunikim pozitiv me bashkëpunëtorët e biznesit.
Shëndeti: Po gëzoni shëndet të mirë. Sasi e konsiderueshme e energjisë konstruktive do ta mbajë trupin tuaj në gjendje të lakmueshme.
Dashuria: Situata juaj e dashurisë do jetë e ekuilibruar gjatë këtij muaji. Nëse jeni në një lidhje, do të jeni të kënaqur që keni takuar dikë me të cilin pajtoheni dhe keni interesa të përbashkëta. Nëse nuk jeni në një lidhje, ka mundësi që diçka e re dhe interesante të shfaqet në jetën tuaj. Megjithatë, mos nxitoni për të marrë vendime dhe lërini gjërat të zhvillohen natyrshëm.