Humb jetën 32 vjeçari nga goditja me thikë në Divjakë për një kanal vaditës

Lushnje – Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në fshatin kryekuq të Divjakës.
Besmir Kumria 30 vjeç është goditur me thikë nga një person ende në arrati. 32 vjeçari ka humbur jetën nga plagët ndërsa.
Pasi ka parkuar makinën në rrugë autori i veprës ka hyrë me thikë në dorë në lokalin ku ishte viktima. Ai është drejtuar tek tavolina ku ishte viktima, së bashku me persona të tjerë. I riu i vrarë me thikë punonte si i punësuar sezonal në Himarë. Pas vrasjes, autori u largua, por u kap pas disa orësh ndjekjeje.
Policia ka shkuar në vëndin e ngjarjes ku po merr ne pyetje persona që kan dieni për ngjarjen .
Divjakë
Goditi me thikë një shtetas, i cili për pasojë humbi jetën; pas veprimeve të shpejta dhe profesionale të Policisë u identifikua dhe u vu në pranga autori i dyshuar.
Pas vrasjes, autori u largua, por u kap pas disa orësh ndjekjeje nga shërbimet operacionale të DVP Fier.
Gjatë mesnatës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Kryekuq një shtetas i paidentifikuar kishte hyrë në një lokal dhe kishte goditur me mjet prerës shtetasin Besmir Kumria, 32 vjeç (i cili ishte në shoqërinë e miqve të tij), shkuan menjëherë në adresën e dhënë.
U ngrit grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Si rezultat i ndjekjes së pandërprerë nga forcat operacionale të DVP Fier, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në Polici i autorit të dyshuar, shtetasit Xhejson Toromëni 25 vjeç, banues në Kryekuq, i cili do të arrestohet për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi Xhejson Toromëni e ka vrarë shtetasin Besmir Kumria, pasi familjet e tyre kanë pasur konflikte të vazhdueshme për një kanal vaditës në fshat.
Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.











